SHBA tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika

SHBA tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Më: 23 janar 2026 Në ora: 07:26
Presidenti Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr edhe zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Për këtë ka njoftuar edhe Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi ku kanë bërë me dije se nga sot s’janë më pjesë e kësaj organizate.

“NGA SOT: Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo përmbush angazhimin e Presidentit Trump sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një vit më parë, pas keqmenaxhimit të COVID-19 nga OBSH-ja dhe mungesës së vazhdueshme të reformës, llogaridhënies dhe transparencës”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat