​Queens, Nju Jork: Burri sulmon familjen me thikë, më pas vetëvritet

Amerika

​Queens, Nju Jork: Burri sulmon familjen me thikë, më pas vetëvritet

Më: 2 shkurt 2026 Në ora: 08:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Glen Oaks të Queens-it në Nju Jork, ku një burrë dyshohet se sulmoi me thikë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, e më pas i mori jetën vetes, bëjnë të ditur autoritetet.

Policia u përgjigj pas një telefonate në 911 për një sulm në adresën 80-47 268th St., rreth orës 10:30 të paradites, raportojnë mediat lokale, transmeton kp.

Sipas policisë, i dyshuari 53-vjeçar i shkaktoi plagë gruas 52-vjeçare në zonën e kokës, plagosi vajzën 21-vjeçare në dorë dhe goditi djalin 15-vjeçar në kokë me një objekt të fortë. Ai u gjet gjithashtu me plagë të rënda në fyt dhe bark.

Burime dhe fqinjë e identifikuan të dyshuarin si Roy Victorio, bashkëshortin e gruas dhe babain e dy të rinjve. Victorio dhe gruaja e tij u dërguan në Spitalin Universitar North Shore (Northwell Health). I dyshuari ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të qëndrueshme, njoftuan autoritetet.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat