Tre të vrarë dhe të tjerë të plagosur – pamje që thuhet se tregojnë të shtënat tragjike në një pistë akulli në SHBA

Amerika

Tre të vrarë dhe të tjerë të plagosur – pamje që thuhet se tregojnë të shtënat tragjike në një pistë akulli në SHBA

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 23:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë gjetur vdekjen nga të shtënat me armë në një pistë akulli në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën në Dennis M. Lynch Arena në Pawtucket, Rhode Island, të hënën.

Në vendin ku ndodhën të shtënat, raportohet se po zhvillohej një ndeshje hokeji për të rinj.

Siç bëhet e ditur më tej, i dyshuari është midis tre personave që kanë vdekur.

Autoritetet thanë se besojnë se ishte një sulm i synuar që rrjedh nga një mosmarrëveshje familjare.

Tre të plagosur të tjerë thuhet se janë në gjendje kritike në spital, tha shefja e policisë së Pawtucket, Tina Goncalves.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje që thuhet se tregojnë momentin e të shtënave. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat