Trump do të takohet me liderin gjerman në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Trump do të takohet me liderin gjerman në Shtëpinë e Bardhë

Nga: A.SH Më: 3 mars 2026 Në ora: 16:04
Donald Trump dhe Friedrich Merz

Donald Trump do të mikpresë kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot.

Irani pritet të jetë padyshim në axhendë, megjithëse vizita e Merzit u konfirmua nga qeveria gjermane para se të fillonte kjo luftë, përcjell Bota sot.

Të dy liderët do të takohen në Zyrën Ovale përpara një grupi gazetarësh, para se të shkojnë për drekë.

Merz ka shfaqur mirëkuptim për sulmin e përbashkët SHBA-Izrael ndaj Iranit, por nuk e ka mbështetur atë në mënyrë të qartë.

Duke folur të dielën, ndërsa konflikti po thellohej, Merz tha se Gjermania "ndan lehtësimin e shumë iranianëve që ky regjim mullah tani po vjen në fund".

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se veprimi ushtarak "nuk është pa rrezik".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat