Bëhet viral për ngjashmërinë me Jeffrey Epstein, pensionisti reagon: “Nuk kam asnjë lidhje”

Amerika

Bëhet viral për ngjashmërinë me Jeffrey Epstein, pensionisti reagon: “Nuk kam asnjë lidhje”

Më: 22 mars 2026 Në ora: 12:52
Jeffrey Epstein, Pete

Një burrë në pension nga Florida është kthyer në fenomen në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij të habitshme me Jeffrey Epstein, duke e detyruar të dalë publikisht për të sqaruar identitetin e tij.

I njohur online si “Palm Beach Pete”, ai ka krijuar profile me emrin “Jo Epstein”, ku publikoi një video për të treguar versionin e tij të ngjarjes. “Përshëndetje të gjithëve, unë jam Palm Beach Pete dhe videoja ime u bë virale sepse dikush më filmoi aksidentalisht duke ngarë makinën pa e ditur unë”, shpjegon ai.

Sipas tij, publikimi i videos i ka ndryshuar përditshmërinë, pasi është përballur me komente të shumta që lidhen me pamjen e tij. Në video dëgjohet edhe një person që e pyet drejtpërdrejt: “Pra, nuk je Jeffrey Epstein?”, ndërsa ai përgjigjet prerë: “Unë nuk jam Jeffrey Epstein. Unë jam Palm Beach Pete.”

Në një intervistë për TMZ, pensionisti tregoi se vite më parë kishte qenë në disa evente ku ndodhej edhe Epstein, por theksoi se nuk kishte pasur kurrë kontakt personal me të. Ai e përshkroi atë si një figurë enigmatike, për të cilën shumë pak njerëz dinin detaje mbi pasurinë apo aktivitetet.

“Jam një djalë i zakonshëm, në pension. Kam jetuar këtu për një kohë të gjatë, më pëlqen të luaj tenis dhe jam shumë shoqëror”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se profili i tij në Instagram ka fituar mijëra ndjekës në një kohë shumë të shkurtër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat