Shpërthim në një rafineri të Teksasit, flakë të mëdha dhe një re e dendur tymi u panë mbi të

Amerika

Shpërthim në një rafineri të Teksasit, flakë të mëdha dhe një re e dendur tymi u panë mbi të

Më: 24 mars 2026 Në ora: 09:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim është regjistruar në një rafineri të kompanisë Valero Energy në Port Arthur të Teksasit duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale.

Si pasojë, banorëve në pjesën perëndimore të qytetit iu kërkua të qëndrojnë brenda shtëpive për arsye sigurie.

Pas incidentit, flakë të mëdha dhe një re e dendur tymi u panë mbi rafineri, duke ngritur shqetësime për ndotje të mundshme.

Sipas autoriteteve, shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një ngrohës industrial.

E kompania njoftoi se nuk ka të lënduar dhe se i gjithë stafi është i sigurt dhe i evidentuar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e incidentit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat