Donald Trump: Irani ka rënë dakord që të mos ketë kurrë armë bërthamore

Amerika

Donald Trump: Irani ka rënë dakord që të mos ketë kurrë armë bërthamore

Nga: Bota sot Më: 24 mars 2026 Në ora: 19:53
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord që “të mos ketë kurrë armë bërthamore”.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump tha se Teherani është aktualisht në komunikim me Uashingtonin dhe, sipas tij, “po flet me arsye”.

I pyetur nëse do të dërgonte të dërguarit e tij për të diskutuar paqen me Iranin, përfshirë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ai u përgjigj se negociatat tashmë janë duke u zhvilluar.

“Jemi në negociata tani. Ata po e bëjnë këtë bashkë me Marco-n dhe JD-në,” tha ai, duke iu referuar Marco Rubio dhe JD Vance.

Trump shtoi se pala iraniane është e interesuar për një marrëveshje.

“Ata duan të bëjnë marrëveshje. Kush nuk do të donte po të ishte në vendin e tyre? Flota e tyre detare është zhdukur, forcat ajrore janë zhdukur, komunikimet… të gjitha sistemet kundërajrore dhe raketat,” u shpreh ai.

“Përmendni një gjë që nuk është zhdukur? Apo një gjë që po funksionon mirë?” vazhdoi Trump.

Në fund, ai shtoi: “Ne po lëvizim lirshëm mbi Teheran. Mund të bëjmë çfarë të duam.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat