Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

Amerika

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

Më: 30 mars 2026 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara njoftuan sot rihapjen e ambasadës së tyre në Venezuelë.

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet shtatë vjet pasi ajo u mbyll dhe gati tre muaj pasi Presidenti Nicolas Maduro u kap në një operacion ushtarak.

“Sot, ne rihapim zyrtarisht Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Karakas, duke shënuar një fazë të re në praninë tonë diplomatike në Venezuelë”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Që nga arrestimi i Maduros, zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez ka shërbyer si presidente e përkohshme dhe po qeveris nën presionin e Uashingtonit, me Presidentin Donald Trump që shpreh interes të madh për rezervat e mëdha të naftës në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat