Afati për Iranin/ “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump paralajmëron: Do të jetë një moment i rëndësishëm në historinë botërore

Amerika

Afati për Iranin/ “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump paralajmëron: Do të jetë një moment i rëndësishëm në historinë botërore

Më: 7 prill 2026 Në ora: 14:52
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar për një moment kritik në historinë botërore, duke iu referuar afatit të tij për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump i dha Teheranit afat deri në mesnatë.

“Në një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”, shkroi Trump, duke shtuar më pas se “ndoshta diçka e mrekullueshme në mënyrë revolucionare mund të ndodhë”.

Më herët, ai kishte paralajmëruar se nëse Irani nuk vepron, udhëheqja e tij do të përballet me pasoja të rënda, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj autoriteteve në Teheran.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhdukje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Iranit!”, shkruan Trump në një postim në rrjetet sociale.

Deklaratat e fundit vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa kriza për Ngushtica e Hormuzit vijon të mbajë në ankth tregjet globale dhe politikën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat