Trump jep afatin e ri për Iranin: Marrëveshja aktuale mund të përfundojë nëse nuk gjendet zgjidhje deri të mërkurën

Amerika

Trump jep afatin e ri për Iranin: Marrëveshja aktuale mund të përfundojë nëse nuk gjendet zgjidhje deri të mërkurën

Më: 18 prill 2026 Në ora: 08:25
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund t’i japë fund armëpushimit me Iranin, nëse deri të mërkurën nuk arrihet një marrëveshje afatgjatë për t’i dhënë fund luftës.

“Mund të mos e zgjas armëpushimin, por bllokada në portet iraniane do të mbetet”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One, duke u kthyer në Uashington nga Phoenix.

“Pra, ka një bllokadë dhe për fat të keq duhet të fillojmë të hedhim bomba përsëri”, tha presidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat