41 persona po monitorohen për hantavirus në SHBA

Amerika

41 persona po monitorohen për hantavirus në SHBA

Më: 14 maj 2026 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC ka njoftuar të enjten se në Shtetet e Bashkuara aktualisht po monitorohen 41 persona për hantavirus.

Mësohet se shumica e të cilëve duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin njerëzit gjatë periudhës 42-ditore të monitorimit.

41 personat vijnë nga tre grupe kryesore”, tha Dr. David Fitter, menaxheri i incidenteve të CDC-së.

“Së pari, pasagjerët që u riatdhesuan së fundmi dhe tani ndodhen në Nebraska dhe Emory. Së dyti, pasagjerët që kishin lënë anijen dhe ishin kthyer në shtëpi para se të identifikohej shpërthimi. Dhe së treti, njerëzit që mund të kenë qenë të ekspozuar gjatë udhëtimit, konkretisht në fluturimet ku ishte i pranishëm një rast simptomatik”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat