Një i vrarë dhe disa të zhdukur pas shpërthimit kimik në një fabrikë në SHBA

Amerika

Një i vrarë dhe disa të zhdukur pas shpërthimit kimik në një fabrikë në SHBA

Më: 27 maj 2026 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Të paktën një person është vrarë dhe nëntë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas një shpërthimi të madh kimik në një fabrikë letre në Uashington, thanë autoritetet.

Shpërthimi ndodhi në orën 07:15 në objektin e paketimit Nippon Dynawave në Longview, 210 km në jug të Seattle, shkruan BBC.

Nëntë persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi, përfshirë 8 punonjës dhe një zjarrfikës.

Kështu tha Departamenti i Zjarrfikësve i Longview të martën në mbrëmje, duke shtuar se rezervuari mbetet i paqëndrueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat