Vdekja e papritur e senatorit amerikan Lindsey Graham, FBI i bashkohet hetimeve: Çfarë dihet deri tani

Amerika

Vdekja e papritur e senatorit amerikan Lindsey Graham, FBI i bashkohet hetimeve: Çfarë dihet deri tani

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 22:38
Senatori republikan amerikan Lindsey Graham dhe Donald Trump

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ndërroi jetë papritur në moshën 71-vjeçare, vetëm pak orë pasi ishte kthyer nga një vizitë zyrtare në Ukrainë.

Ndërsa zyra e tij njoftoi se ai humbi jetën pas një “sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”, rrethanat e vdekjes janë tashmë objekt hetimi.

Sipas mediave amerikane, FBI është angazhuar për të ndihmuar autoritetet lokale në hetim.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmoi se Byroja Federale e Hetimit ka vënë në dispozicion “të gjitha burimet e nevojshme” për të mbështetur zbardhjen e rastit, por deri më tani nuk ka asnjë provë që të tregojë se bëhet fjalë për një akt kriminal.

Raportimet paraprake tregojnë se ekipet e emergjencës u thirrën në banesën e Graham në Uashington pas një telefonate që sinjalizonte dhimbje në gjoks. Pas mbërritjes, mjekët e gjetën senatorin në arrest kardiak dhe nisën menjëherë reanimimin, por ai nuk mundi të mbijetonte. Shkaku zyrtar i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Përfshirja e FBI-së ka nxitur reagime dhe spekulime në rrjetet sociale, megjithatë autoritetet nuk kanë bërë të ditur ndonjë element që të sugjerojë se vdekja e senatorit lidhet me veprimtari kriminale. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Lindsey Graham ishte një nga figurat më të njohura të Partisë Republikane dhe një aleat i ngushtë i Presidentit Donald Trump.

Ai njihej për qëndrimet e tij të forta në politikën e jashtme, mbështetjen për Ukrainën dhe Izraelin, si edhe për kërkesat e vazhdueshme për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë dhe Iranit.

Vetëm një ditë para vdekjes, ai ishte takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat