Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se volumi i naftës që transportohet përmes ngushticës së Hormuzit është rikthyer në nivelet e mëparshme, pavarësisht tensioneve dhe konfliktit të vazhdueshëm në rajon.
Trump e ka bërë publik këtë pretendim përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, ku ka publikuar edhe një imazh që paraqet situatën e transportit të naftës përmes ngushticës strategjike.
Në fotografi shfaqet ngushtica e Hormuzit, së bashku me fuçi nafte. Njëra prej tyre tregon shifrën prej 20 milionë fuçish në ditë, duke iu referuar volumit përpara nisjes së luftës, ndërsa një tjetër tregon 18 milionë fuçi në ditë si nivelin aktual.
“Volumet e naftës përmes ngushticës së Hormuzit janë rikthyer në nivelet e mëparshme”, shkruhet në mesazhin që shoqëron imazhin e publikuar nga Trump.