SHBA shqyrton pjesëmarrjen në Këshillin e KB-ve për të drejtat e njeriut

Amerika

SHBA shqyrton pjesëmarrjen në Këshillin e KB-ve për të drejtat e njeriut

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, të martën, edhe zyrtarisht ka konfirmuar se po shqyrton pjesëmarrjen e vet në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe ka bërë thirrje për reforma të kësaj trupe, në mënyrë që të eliminojë “paragjykimet e saja kronike anti-izraelite”.

“SHBA me kujdes po përcjell punën e Këshillit dhe po shqyrton pjesëmarrjen e vet në të. Jemi të mendimit se në disa fusha duhet shtuar dukshëm punën e saj”, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve pranë OKB-së, Nikki Haley në fjalimin e saj në forumin në Gjenevë, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat