Zjarr në Kullën Trump në Nju Jork, një i vdekur e gjashtë të lënduar

Amerika

Zjarr në Kullën Trump në Nju Jork, një i vdekur e gjashtë të lënduar

Nga: A.Zh Më: 8 prill 2018 Në ora: 08:27
Zjarri në Nju Jork

Një zjarr shpërtheu në Kullën Trump të shtunën, duke lënë një njeri të vdekur dhe gjashtë zjarrfikës të plagosur, njoftoi zjarrfiksja e qytetit të Nju Jorkut.

Policia identifikoi njeriun e vrarë si Todd Brassner, 67 vjeç, një banor i katit të 50-të të ndërtesës. Ai u dërgua në spital në kushte kritike, por më vonë vdiq, tha zëdhënësja e Departamentit të Zjarrfikësve Angelica Conroy, raporton BBC, përcjell Bota sot.

“Brassner ishte i pavetëdijshëm dhe nuk reagoi kur zjarrfikësit e nxorrën jashtë”, tha Departamenti i Policisë së Nju Jorkut. Zyra e ekzaminuesit mjekësor do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Zjarri u ndez në katin e 50-të të kullës. Gjashtë zjarrfikës pësuan lëndime dhe ata nuk janë në rrezik për jetë, tha Conroy.

“Asnjë anëtar i familjes Trump nuk ishte në kullë gjatë zjarrit”, tha komisioneri i zjarrit Daniel Nigro.

Para lajmit të vdekjes, Presidenti Donald Trump përgëzoi zjarrfikësit dhe shkroi në Twitter se zjarri ishte jashtë në "ndërtesën e ndërtuar mirë"./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat