Kaliforni, autoritetet identifikojnë autorin e sulmit që la rreth 13 të vrarë - Bota Sot
Kaliforni, autoritetet identifikojnë autorin e sulmit që la rreth 13 të vrarë

Amerika

Kaliforni, autoritetet identifikojnë autorin e sulmit që la rreth 13 të vrarë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 23:14
Kaliforni

Autoritetet kanë identifikuar personin e armatosur që vrau 12 vetë të mërkurën vonë gjatë një sulmi në një restorant në Kaliforninë e Jugut, si Ian David Long, 28 vjeç.

Sherifi i qarkut Ventura, Geoff Dean u tha gazetarëve se Long ishte një ish-marins amerikan që vitet e fundit kishte patur disa problemeve të vogla me zbatimin e ligjit, përfshirë një aksident rrugor dhe një incident në një lokal, gjatë të cilit e kishin rrahur.

Sherifi Dean tha se në muajin prill oficerët i ishin përgjigjur një telefonate nga shtëpia e Ian David Long-ut dhe ky i fundit ishte "disi i acaruar dhe me sjellje të çuditshme". Sherifi tha se një punonjës i shërbimit shëndetësor kishte biseduar me Ian David Long-un, por nuk kishte patur ndjesinë se ai kualifikohej për t’u mbajtur i izoluar, bazuar në ligjin shtetëror. Sherifi tha se zyrtarët dyshonin se ai vuante nga çrregullim post-traumatike që i kanë nganjëherë personat që kanë kryer shërbimin në ushtri.

Image
Kaliforni

Sherifi Dean tha se autoritetet e zbatimit të ligjit nuk kanë zbuluar ndonjë motiv për sulmin e së mërkurës në "Borderline Bar & Grill" në qytetin Thousand Oaks, por siç tha ai, personi i armatosur "padyshim kishte disa probleme".

Sherifi tha se autori i sulmit ishte gjetur i vdekur në lokal.

"Besojmë se ai vrau veten. Kur hynë oficerët e gjetën atë të vdekur," tha ai.

Sulmi me armë zjarri ndodhi pasi Long hyri në restorant i armatosur me një pistoletë dhe bombë tymuese. Studentët e universitetit Lutheran të Kalifornisë, po organizonin një mbrëmje vallëzimi në vendin ku ndodhi ngjarja.

Lokali ndodhet më pak se 8 kilometra nga universiteti dhe gjithashtu pranë disa universiteteve të tjera.

Image
Kaliforni

Më herët sherifi Dean u tha gazetarve se oficeri i parë që kishte mbërritur në vendngjarje, ishte qëlluar mënjeherë sapo kishte hyrë brenda lokalit, për t'u përballur me sulmuesin. Ai tha se sherifi Ron Helus, i cili ka shërbyer 29 vite në polici kishte marrë goditje të shumta me armë dhe se kishte vdekur në spital.

"I thashë bashkëshortes së tij se ai vdiq si hero", u tha gazetarve sherifi Dean për efektivin e policisë që humbi jetën, bashkëshort dhe baba i një djali e që kishte planifikuar të dilte në pension vitin e ardhshëm.

Gjatë sulmit u plasogen edhe shumë persona të tjerë, por mbetet i paqartë numri i saktë i tyre, pasi disa kanë shkuar vetë në spitale të ndryshme për trajtim./voa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test