“Shqiptari i urryer” vazhdon biznesin e tij nga burgu - Bota Sot
“Shqiptari i urryer” vazhdon biznesin e tij nga burgu

Amerika

“Shqiptari i urryer” vazhdon biznesin e tij nga burgu

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:03
Martin Shkreli

Martin Shkreli po vazhdon të drejtojë kompaninë e tij farmaceutike nga burgu, nëpërmjet një celulari që është futur kontrabandë në qelinë e tij.

Kështu publikon CNN për ish-shefin ekzekutiv të një kompanie barnash mjekësore që zuri titujt e parë të medieve ndërkombëtare për rritjen e çmimit të një ilaçi, përpara se të shpallej fajtor për mashtrimin e investitorëve.

Shkreli rriti çmimin e Daraprimit që përdorej nga pacientët me AIDS nga 13,5 dollarë në 750 dollarë. Kjo gjë e bëri që shqiptari të kthehej në njeriun më të urryer në botë.

Sipas CNN, Shkreli po drejton nga burgu Phoenixus AG, që më parë njihej si Turing Pharmaceuticals dhe beson se kjo kompani do të bëhet edhe më e suksesshme gjatë kohës që ai është në burg. Ai mendon se kompania ku ai zotëron 40% të aksioneve, do të vlejë 3,7 miliardë dollarë kur të dalë nga burgu.

Në telefonatën më të fundit që ka bërë, mësohet se Shkreli ka shkarkuar CEO-n Kevin Mulleady. Më pas, ka ndërruar mendje dhe thjesht e pezulloi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...