Përjetësim i natyrës në kolorit të bardhë

Art

Përjetësim i natyrës në kolorit të bardhë

Nga: Prof. Dr. Hivzi Muharremi Më: 16 janar 2021 Në ora: 22:05
Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Me rastin e ekspozitës përsonale të piktorit Edi Kojani, titulluar “Stina e Bardhë”, e cila kohë më parë në ambientin e galerisë të Teatrit Kombëtar “Petro Marko” në Vlorë është hapur para dashamirëve të artit, kryesisht me përjetimet e natyrës në koloritin e bardhë të stinës dimërore.

Me rastin e ekspozitës përsonale të piktorit Edi Kojani, titulluar “Stina e Bardhë”, e cila kohë më parë në ambientet e galerisë së Teatrit Kombëtar në Vlorë është hapur para dashamirëve të artit, kryesisht me përjetësimet e natyrës në koloritin e bardhë të stinës dimërore. Një kolorit i tillë i realizuar si një tërësi për tërë ciklin ekspozues ishte një qasje krejtë më ndryshe në opusin krijues të piktorit, i cili me devocion dhe përkushtim të madh është duke i trajtuar temat e nduarnduarta të natyrës, posacërisht ato nga stinët e ndryshme vjetore. Andaj, lirisht mund të themi se piktori Edi Kojani është piktor me një krijimtari shumë të bujshme, vecanërisht të imazheve apo të motiveve autoktone të shumënduarshme duke filluar nga ato bregdettare, që nga veriu e deri tek jugu i Shqipërisë e deri te peizazhet kodrinore dhe nga vispamjet më atraktive të qyteteve dhe shesheve të ndryshme duke filluar nga sheshi i Skënderbeut në Tiranë e deri tek imazhet tjera natyrore, që ju kanë jetësuar në aspektin estetik e figurativ, ambientet më atraktive të tyre që i japin origjinalitetin dhe tiparët parësore atij vendi apo qyteti. Këto motive kanë qenë të rrënjosura në shpirtin e artistit e vecanërisht ato nga Aulona (Vlora e deri tek Saranda. Cdo vepër e realizuar sidomos ato me vispamjet e bukura të trashëgimisë kulturo-historike janë dëshmi për civilizimet e hershme në këto troje arbënore që arti dhe kultura në mënyrë vijimore e kanë vazhduar zhvillimin e vet artistik. Pra, piktori dashur e padashur ka qenë i mishëruar me këto imazhe, motive nga ambientet e shkelqyera të natyrës dhe qyteteve bregdetare, ku në cdo pjesë të ambientit, mund të venerohen dhe të përjetësohen në shpirtin e artistit dhe të atyre të cilët për një kohë të shkurtër qëndrojnë pranë bukurive të këtyre vispamjeve të imazheve nga qyteti apo qytetet piktoteske bregdetare dhe të tjera. Kryesisht nga ky frymëzim të këtyre ambienteve atraktive, ku edhe vetë artisti ka lindur në një kolorit dhe atmosferë poetike bregdetare ku shumë poet kanë thurur vargje poetike, shumë romansier kanë shkruar romane, shumë dramaturg kanë shkruar vepra dramatike, satirike... ashtu edhe artistet si ata vendor poashtu edhe shumë e shumë të tjerë përmes veprave artistike i kanë jetësuar gjitha këto imazhe të përjetësuara bregdetare me një kolorit specifik të ambientit koloristik.

Andaj, një frymëzim i tillë me një llojllojshmëri të motiveve nga natyra dhe nga gjurmat e kulturës së lashtë të këtyre qyteteve, kanë ndikuar edhe në shpirtin suptil e poetik të piktorit, Edi Kojani që të na dhuroi një opus të veprave artistike me motive dhe imazhe shumë të bujshme nga nënqielli mediteran i qytetit dhe vendeve të tjera nga pjesa jugore e bregdetit shqiptar, si dhe të motiveve tjera të hapësirave gjeografike. Vepra këto ekskluzivisht janë realizuar me një kolorit të bardhë, me një strukturë krejtë më ndryshe e cila strukturë më së miri mund të venerohet në gamën e bardhë të këtyre kompozimeve. Si zakonisht efektin më të theksuar në kompozim autori e arrinë përmes elementit të dritës e cila varriacionin e aplikimit në strukturën koloristike e shpërfaq në bazë të periudhave kohore realizuese të veprave. Cikli i veprave “Stina e bardhë” kryesisht realizohet në frymën postimpresioniste me primesa të refleksioneve ekspresive. Autori për dallim nga ciklet më të hershme të fazës impresive, tani, në këto vepra e implementon edhe elementin e formës e cila ndërlidhet me elementin e ngjyrës dhe të dritës. Në këtë trikonomi mbarshtrohet i tërë opusi krijues i ciklit “Stina e bardhë”, E cila me një koncept si në aspektin përmbajtësor poashtu edhe në atë figurativ pasqyron arritjet, avansimin dhe ngritjen e nivelit të vlerave të njëmendta figurative të tablove, të realizuara në këtë frymë postimpresive.

Image

Refleksionet e dritës gjithnjë natyrale-pleneriste në një anë, dhe të ngjyrave me tonalitete intenzive të ciltëra, të pastërta, me levizje të përshpejtuar të penelit në anën tjetër janë karakteristikat parësore që shpërfaqen në tablotë e artistit nga paralagjet e qyteteve, nga imazhet bregdetare e deri të peizazhet dhe figuracionioni kompozicinal i cili është pjesë përbërse e krijimtarisë artistike të piktorit Edi Kojani.

I lindur në Vlorë më 1960. Mbaron studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ndërsa në vitin 1985 diplomohet Piktor – grafist në Institutin e Lartë të Arteve Tiranë.

Që nga viti 1985 është pjesmarrës në të gjitha ekspozitat Kombëtare e lokale.

Është laureat i disa cmimeve. Kjo është ekspozita e pesëmbëdhjet vetjake e piktorit Kojani.

Image

Punon në Liceun e Artit në Vlorë dhe është bashkëpunetor i jashtën në Universitetin “Ismail Qemaili”- Vlorë.

Në fund do thënë se kjo ekspozitë para dashamirëve të artit vlonjan ka zgjuar interesim të madh dhe është pritur jashtzakonisht mirë edhe përkundër kufizimeve dhe situatës nga Pandemia, që tani një vjet është prezente dhe është duke na bezdisur, jo vetëm ne por tërë globin botëror. Autorit të ekspozitës i urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të mëtutjeshme në rrugëtimin e tij artistik, ku në cdo ekspozitë përmes cikleve na sjell risi në opusin e tijë të gjerë dhe shumë përmbajtësor. Pra, që nga mosha e hershme kur u prezantu me punimet e para në ekspozitën vetjake e deri në këtë ekspozitë të titulluar “Stina e bardhë” më së miri vrojtohet krijimtaria komplete e artistit e që do vazhdojë edhe në ekspozitat vijiuese në të ardhmen.....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat