Shndërrimi i qenies në brendësinë e shpirtit

Art

Shndërrimi i qenies në brendësinë e shpirtit

Prof. Dr. Hivzi Muharremi Nga Prof. Dr. Hivzi Muharremi Më 25 shkurt 2021 Në ora: 17:26
Vepra nga “Stinet e qenies apo himni i jetës”

Me rastin e ekspozitës vetjake të artistit konceptual bashkëkohor Oltsen Gripshi, titulluar “Stinët e qenies apo himni i jetës”, e cila është hapur prej 27 janarit deri më 28 shkurt 2021 në ambientin e Pavijonit të Artit Bashkëkohor Shqiptar në Ministrinë e Kulturës në Tiranë.

Ekspozita si një tërësi në aspektin konceptual ngërthen tema dhe motive nga jeta e përditshme, nga ajo momentalja, e papritshmja si fenomene natyrore që mund të shpërfaqën në katër stinët e vitit, andaj, subjekti kryesor i vetë konceptit të ekspozitës është materializimi dhe përjetësimi i këtyre imazheve që mund dhe kanë ndodhur në qytetin e tij si dhe në hapësirat tjera të Shqipërisë, apo mund të ndodhin anekënd globit.

Pra tërmeti i nëntorit si një fuqi mbinatyrore padyshim, që ka ndikuar në vetë shpirtin e artistit, i cili drejtpërdrejtë ka qenë i lidhur me përjetësimin e atyre skenave të llahtarshme e shkatrimtare,  apo siç shprehet autori: “Termeti i nëntorit të shkuar u përthye brenda meje në një fuqi madhore për ta mbushur zbrazëtinë e errësirës së asaj nate në prag agimi plot shkëlqim ngjyrash dhe reflektime për jetën.

Mesazhet që kjo ekspozitë shpërfaq kanë të bëjë me gjithçka varet nga energjia e jetës, e vërteta e botës së brendshme dhe sinqeriteti i plotë, me të cilin kam dashur ta shndërroj dhimbjen në art”. Pra dhimbja në art është një inspirim, i cili ka lindur tek artisti, aty për aty nga një dukuri-fenomen natyror si pjesë e pandashme e gjithësisë kozmike, si një dialektikë e natyrës. Këto imazhe të këtyre ngjarjeve janë mpleksur në shpirtin ekzaltues të vetë autorit.

Shprehjen më të mirë, më origjinal dhe më emocionues piktori ka arritur që përmes frymës së introduktit të artit konceptual ta shpreh dhe ta ofroj individin apo shikuesin e këtyre veprave me skena të projekteve të realizuara, ku vepra në mënyrë imediate do të bashkëveprojë me publikun, pra, një korrespondim-bashkëveprim i tillë konceptual jo vetëm që do ta përfshijë auditorin artistik, por tek ata do të zgjojë reminisenca për ndodhit e ndryshme që kanë ngjarë apo mund të përseriten gjatë periudhave të ndryshme historike.

Pra, artisti Oltsen Gripshi, në një mënyrë arrinë publikun, vizitorët e artit t’i bëjë pjesë të pandashme të veprës së tij artistike. Aty është poenta, që përmes veprave së artit të arrij të zgjojë asociacione të ndryshme tek publiku dhe publiku të arrij atë shkallë të kuptueshmërisë së mesazheve, saqë edhe ata përmes dialogut të ngritur mes tyre falë përmbajtjes së veprave mund të jenë pjesë e pandashme e vetë konceptit të ekspozitës, të konceptuar si “Stinet e qenies apo himni i jetës”, apo si formësim i katër stinëve të vitit: dimri, pranvera, vera dhe vjeshta. Nëpërmes këtyre mpleksen emocionet e ndryshme nga stina në stinë, duke i shpërfaqur momentet më aktuale përmes simbolikës së gjësendeve apo pjesëve tjera që ndërlidhën me jetën dhe vdekjen.

Në instalacionin katër stinët bashkë me tre elemente të vendosura mbi një pod si: Tulipani, kafka dhe klesidra janë pjesët qenësore të vetë instalacionit si kompozim artistik, ku çdo secila përmes simbolikës së vet, jo vetëm që evokon, por edhe i simbolizon ngjarjet e ndryshme nga e kaluara jetësore që mund të parandjehen dhe të përseritën në kohë të ndryshme, stinore, vjetore apo shekullore. Në këtë trikonom filozofik mbarshtrohen edhe veprat artistike të autorit si në instalacionin e lartëcekur, ku tulipani simbolizon lindjen e jetës, kafka simbolizon vdekjen, e cila e shoqëron qenien njerëzore gjatë gjithë jetës dhe klesidra, e cila simbolizon kohën që në të kundërtën e jetës nuk ka as lindje dhe as vdekje, ku sipas autorit ka një vazhdimësi të përjetshme.

Si kompaktësi i kësaj filozofie qëndron në pjesën e sipërme, në vertikale të instalacionit një vezë si simbol i embrionit, nga ku lind gjthësia. Përmes këtij instalacioni artisti ka arritur te publiku të ringjallë diçka që e tejkalon personalitetin e çdo njenit, ku përmes objekteve të ekspozuara arrihet deri tek qëllimi përfundimtar, ku fillojmë të ndiejmë dhe përjetojmë përkatësinë tonë çdo njëri në mënyrën e vet. Pra, do bëhemi pjesë përbërëse e kësaj tërësie të veprës artistike, të instalacionit, gjithnjë me mesazh drejtë dialogut mes veprës dhe individit deri tek shndërrimi i qenies së tij në brendësin e shpirtit.

Gjithashtu në këtë vepër mund të venerohen edhe mesazhet e qarta drejtuar njerëzimit, ku çdo njëri në një mënyrë, apo në mënyrën tjetër mund ta gjejë apo ta drejtojë vetveten në një qasje krejt ma ndryshme, duke filluar nga momentet kur për njerëzit gjatë tërë kohës ishin irituese si ankthet, mërzitë dhe shumë gjëra nga të cilat pjesa dërrmuese e njerëzimit lëngonte nga frika, ndërsa pas përjetimeve sizmike të termetit ato ankthe shqetësuese nga e djeshmja ishin dhe u konsideruan krejtësisht të pavlerë. Autori gjithnjë orvatet ta vejë në spikamë metaforën e cila edhe bëhet moto mesazh i ekspozitës me thënien si të lindësh me sytë nga e djeshmja që sjellë krijesa të paharuara për nga kujtesa.

Një karakteristikë tjetër që mund të venerohet në ekspozitë e e cila është pjesë përbërëse e vprave, instalacioneve të autorit, ku përmes elementeve simbolike e metaforave e vazhdon ritmin kompozicional gjithnjë duke e vënë vrojtuesin në një përjetësim dhe afrim shpirtëror të skenave stinore që në cdo kohë janë evidente, përkatësisht kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin. E tërë kjo mbarshtrohet kryesisht me dy botëra me atë shtazore dhe njerëzore, ku në qendër të natyrës tek piktori vendoset qenia njerëzore. Ajo është frymëzimi kryesor që e përcjell artisti prej një vepreje në tjetrën por, gjithnjë me elemente simbolike duke na sjell risi të reja që nga aktualiteti i kontekstit kohor kur është shpërfaqë ngjarja sic është rasti tek stina e dimrit me të cilën e nisë edhe ekspozitën. Stina e dimrit është e përshkruar nëpërmjet një jorgani ngjyrë blu autoktone nga shtëpia e artistit të gjetur nën rrënojat e shtëpisë së shembur pas tërmetit. Korbi i vizatuar vetëm me një linjë në mur është simbol i mendimit dhe kujtesës.

Metafora dhe simbolika e narracionit konceptual vazhdon tutje në stinën e pranverës përmes figurave të vizatuara të dallandyshës, simbol i ringjalljes së shpirtit dhe ripërtrijës së jetës. Kjo ringjallje e jetës reflekton dhe shprehjen e vetë më të qartë e arrinë në tonalitetet e ngjyrave të ngrohta, pra ngrohtësia dhe ripërtrirja janë dy sinonime parësore në vetë syzheun përmbajtësor të tematikës së stinës prnverore, të stinës rinore, të stinës më optimale disponuese, shpirtërore poetike. Ndërsa me pikturimin e figurës së gjarpërit autori jo vetëm që e spikatë autoktonësinë përmbajtësore të frymës mitologjike iliro-pellazge, ku i biri i Kadmit dhe i Harmonisë Illiriusi ishte i lidhur ngushtë me gjarpërin, i cili që në lindje ishte i mbështjellur nga ai, gjarpëri, që kishte përfituar aftësitë magjike. Artisti Oltsen Gripshi përmes figurës së gjarprit e shpërfaqë simbolin e dijes, pasi ai rishfaqet nga errësira drejtë dritës, apo autori ka pretenduar paraqitjen e të kuptuarit të ekzistencës së qenies njerëzore midis jetës dhe vdekjes. Në këtë dikitomi kontrastive jeta, vdekja, drita errësira janë frymëzimet parësore të krijuesit që përveç anës estetike e figurative të kompozimit e implementon edhe atë ontologjike, filozofike e cila ndërlidhet me vetë konceptin e domethënies përmbajtësore gjithnjë të shprehur në frymën surrealo-konceptuale.

Apo kërkimi ontologjik i piktorit është: hyjnorja dhe abstraktja, realja dhe surrealja, perceptimi dhe konceptualizmi. Në këto raporte kontrastive artisti Gripshi e mbarshtron tërë ciklin e veprave të ekspozitës, e cila padyshim, ka zgjuar interesim të madh jo vetëm të artdashësit por edhe në spektrin e gjerë medial. Si zakonisht përmes instalacioneve dhe frymës surrealo-konceptuale, autori e ka ofruar vizitorin, tek vepra, ku te ai dhe të vëzguesit e shumtë ka zgjuar interesim për kuptueshmërinë jo vetëm të anës estetiko-artistike, por edhe për simbolikën përmbajtësore të saj. Pra, e tërë ai raport kontrastiv ndërlidhet me raportin publiku vepra konceptuale..... Ku artisti Oltsen Gripshi arrinë publikun, vizitorët e artit ta bëjë pjesë të pandashme të veprës së vetë artistike.

Image
Vepra nga “Stinet e qenies apo himni i jetës”
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat