Norvegjezi ka dashuri për Kosovën, por ka edhe një porosi për krerët e shtetit! - Bota Sot
Norvegjezi ka dashuri për Kosovën, por ka edhe një porosi për krerët e shtetit!

Atletika

E premte, 16 nëntor 2018

Norvegjezi ka dashuri për Kosovën, por ka edhe një porosi për krerët e shtetit!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2018 Në ora: 12:06
Shqipe Bajçinca-Brestovci, Svein Arne Hansen dhe Halil Sylejmani

Norvegjezi Svein Arne Hansen ka dashuri për shtetin e Kosovës. Ai këtë e ka thënë edhe gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë. Hansen është kryetar i Federatës Atletike Evropiane (EAA) dhe tash e  disa ditë është në Prishtinë, për faktin se po e mbajnë mbledhjen (me 3-4 shtator) e Komitetit Ekzekutiv të EAA-ës dhe diskutojnë për shumë gjëra.

Se vërtet ka një dashurin të madhe, e vërtetoi kur disa herë gjatë konferencës e tha më shumë këmbëngulje: “Prishtinës i duhet një stadium i atletikës”. Ai tha edhe Besim Hasanit, kryetar i KOK-ut, se duhet të bëhet më shumë trysni të qeveritarët në lidhje me stadiumin.

Po ashtu Hansen gjatë konferencës kishte thënë, se gjatë takimit me krerët e shtetit, do të ketë këtë porosi: “Prishtinës i duhet një stadium i atletikës”. Hansen në foto është me kryetarin e Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani dhe ish hendbollisten e ish karateisten Shqipe Bajçinca-Brestovci. Shqipja ka qenë edhe ish atlete dhe ish asistente e atletikës në fakultetin e edukimit fizik dhe sportit për 8 vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test