Pamjet e fundit të Mercedes GLB 2020 - Bota Sot
Pamjet e fundit të Mercedes GLB 2020

Auto

Pamjet e fundit të Mercedes GLB 2020

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:36
Mercedes GLB 2020

Prej se është parë GLB i ri, është krahasuar shpesh me Baby G Wagon, për çka zyrtarëve në Mercedes duket se nuk iu pengon aspak.

Me kalimin e kohës, ky SUV që pritej të ngjante sa më shumë me A-Class dhe B-Class, po shihet se po ngjanë me Baby G Wagon.

Makina e ndërtuar në platformën e CLA-Class, është parë së fundmi duke u testuar në mot të ftohtë në Suedi.

Kjo lë të kuptohet, se Mercedes GLB 2020 është një SUV që pritet të jetë i aftë për të lëvizur nëpër të gjitha terrenet.

Spiunët që merre me makinat e reja, arritën të marrin pamje ky kjo makinë shihet nga afër, madje kapën në kuadër edhe një pjesë të enterierit, që ka shtresë të madhe kamuflazhi.

Duket se makina ende nuk është gati për prodhim, ndërsa pritet që prezantimi i parë të bëhet gjatë muajve të verës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...