Shteti i Baden-Wuerttembergut në Gjermani dënon Volkswagenin

Auto

Shteti i Baden-Wuerttembergut në Gjermani dënon Volkswagenin

Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Njëri nga rajonet federale të Gjermanisë, Baden-Wuertembergu, po kërkon shpagim të dëmeve nga kompania e prodhimit të veturave, “Volkswagen”, pasi autoritetet lokale kishin blerë vetura me naftë nga ky prodhues. Këto vetura tash janë mund të ndalohen për qarkullim në qytetet e ndryshme, si Shtutgarti.

Vlera e veturave me naftë ra në masë të madhe pasi grupet për mbrojtjen e mjedisit korrën një fitore në gjykatë vitin e kaluar. Sipas vendimit të gjykatës, qytetet e caktuara duhet ta merrnin parasysh ndalimin e qarkullimit të veturave të vjetra me naftë, në mënyrë që të plotësohen kriteret e Bashkimit Evropian për ajër të pastër.

Në anën tjetër, kompania e veturave nuk e ka konfirmuar pranimin e dënimit, por ka deklaruar se vendimet e mëparshme të gjykatave kanë vërtetuar se kompania nuk është e detyruar të paguaj gjoba sepse veturat kanë pasur çertifikatë valide të qarkullimit në kohën kur janë shitur.

Sipas gazetës “FAZ”, institucionet kishin blerë vetura nga “Volkswageni” për policinë, por nuk është shpjeguar mënyra e humbjes së parave. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania e ka lejuar qarkullimin e veturave më të vjetra të kësaj kompanie, pasi ata pranuan t’i modifikojnë sistemet e lirimit të gazrave të veturave, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat