SEAT shet mbi gjysmë milion vetura për vitin 2018 - Bota Sot
SEAT shet mbi gjysmë milion vetura për vitin 2018

Auto

SEAT shet mbi gjysmë milion vetura për vitin 2018

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:47
SEAT

SEAT ka shpërndarë 517,600 automjete në 2018, 10.5 për qind më shumë se në 2017, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga viti 2000.

Ky rezultat i shitjeve është më i miri në historinë 68-vjeçare të prodhuesit spanjoll. Deri më tani, viti më i mirë për numrin e makinave të shitura ishte 2000 kur u shitën 514,800 automjete.

Në vitin 2018, SEAT arriti rritjen e shitjeve për vitin e gjashtë me radhë, dhe që nga viti 2012 shitja e kësaj kompanie është rritur me më shumë se 60%.

Shitjet e SEAT në vitin 2018 janë nxitur nga modeli SUV Aron. Në vitin e parë të këtij modeli në treg, kompania spanjolle shiti 98.900 njësi.

Aron u bashkua me modelet Ibiza, Leon dhe Ateca si një nga katër shtyllat e markës. SEAT Leon është ende modeli më i shitur (158,300, -6,8%).

Prodhuesi spanjoll pret të tejkalojë rezultatin e vitit të kaluar dhe të arrijë një rekord të ri shitjesh, i cili duhet të ndihmohet nga SUV Taracco, i cili debutoi në 2018 dhe do të jetë në dispozicion për konsumatorët në mbarë botën në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, në vitin 2019, do të jetë edhe premiera e gjeneratës së re të katërt të modelit më të shitur SEAT, Leon kompakt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...