Bugatti 30.000 euro për 500 fatlumë

Auto

Bugatti 30.000 euro për 500 fatlumë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Prodhuesi francez i veturave luksoze supersport do të bëjë një kopje të versionit të fëmijëve të modelit klasik Type 35, e cila ishte hartuar fillimisht 20 dhe të 30-të të shekullit të kaluar.

Bugatti Type 35 "Baby" origjinal u krijua në vitin 1926, kur themeluesi dhe pronari Ettore Bugatti i bëri për katër bijtë e tij një version të reduktuar.

Ettore nuk e kishte planifikuar më shumë kopje të versioneve për fëmijë, por ndryshoi mendjen kur njerëzit nisën të shprehin interesim me makinën-lodër.

Ai në fund lejoi prodhimin në masë dhe nga 1927 deri 1936 shiti 500 kopje Bugatti Type 35 "Baby".

Nuk dihet numri i makinave që mbijetuan deri më sot, por së shpejti në treg do të gjendet vetura moderne Bugatti, nën etiketën "Baby II". Motorët elektrikë dhe bateritë në të cilat ruhet energjia elektrike do të përdoren për makinë, dhe fuqia do të transferohet në rrotat e pasme.

Makina ka një fuqi prej 4 kW (5.5 kuaj fuqi) dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 45 km/h, ndërsa i ashtuquajturi "regjim i fëmijëve" është i rezervuar për fëmijët me një kufi fuqie prej 1 kW (1.3 kuaj fuqi), dhe shpejtësia maksimale është e kufizuar në 20 km/h, transmeton KosovaPress.

Bugatti bëri të mundur për dashamirësit e makinave klasike të rritur për të porositur këtë lodër në një opsion të veçantë me 10 kW (13.6 kuaj fuqi) dhe pa kufizim të shpejtësisë. Ashtu si në rastin e origjinalit Type 35 "Baby", këtë herë do të bëhen 500 kopje, të cilat do të shiten në Francë me një çmim prej 30.000 euro, duke përjashtuar taksat dhe shpenzimet e transportit.

Bugatti tashmë ka filluar të marrë porositë e para nga klientët potencialë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat