Cadillac CT5 që lansohet gjatë vitit që vjen, me sistem të lartë teknologjie

Auto

Cadillac CT5 që lansohet gjatë vitit që vjen, me sistem të lartë teknologjie

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:41
Cadillac CT5

Gjatë muajit të kaluar, Cadillac ka bërë të ditur se do t’i zëvendësojë modelet ATS dhe CTS, me sedanin  shpejtë CT5. Ky model, do të prezantohet zyrtarisht në New York Auto Show në fund të kësaj jave.

Derisa ka shumë elemente prej makinave aktuale, CT5 do të ketë nivel të lartë teknologjie, përfshirë edhe sistemin Super Cruise, që i mundëson shoferit t’i largojë duart nga timoni kur është duke vozitur. Makina që lansohet më 2020, do të ofrohet në nivelin Luxury, Premium Luxury dhe Sport.

Në versionin e fundit të Cadillac CT5, do të ketë ngjyra më të errëta, grill të veçantë dhe rrota prej 19 inç, si dhe sistem të lartë performance.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat