Zbulohet përfundimisht data e lansimit të Golf-it të ri të Volkswagen

Auto

Zbulohet përfundimisht data e lansimit të Golf-it të ri të Volkswagen

Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:30
Foto

Për shkak të problemeve softuerike, Volkswagen ka njoftuar se dalja në treg e serisë së re të modelit ‘Golf’ do jetë vitin e ardhshëm.

Megjithatë, kompania gjermane ka njoftuar se prezantimi i modelit do bëhet përgjatë këtij viti.

Disa burime të përafërta me Automotive News kanë njoftuar se modeli i apostrofuar do prezantohet përgjatë një eventi të makinave që do mbahet në muajin tetor.

Gjer më tani, modeli i ri është parë duke u testuar rrugëve të Gjermanisë, të cilës i janë realizuar edhe fotografi. 
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat