BMW përgatit SUV-in më të vogël për të sulmuar Audi Q2

Auto

BMW përgatit SUV-in më të vogël për të sulmuar Audi Q2

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 20:40
BMW përgatit SUV-in më të vogël për të sulmuar Audi Q2

Modeli më i ri i prodhuesit bavarez do të quhet BMW Urban X dhe do të jetë një SUV më i vogël në ofertën e vendosur nën X2.

BMW me Urban X planifikon të "sulmojë" segmentin ku modelet premium janë më të njohura, si Audi Q2 dhe DS 3 Crossback.

Ndërsa X2 është 4.36 metra e gjatë, 160 mm më e gjatë se Q2, Urban X do të jetë 4.2 metra e gjatë, dhe si pjesa tjetër e familjes X, do të zbukurohet me një maskë masive frontale në formën e ‘veshkave’ dhe dritave LED të holla.

Makina do të përdorë platformën UKL2 në bazë të së cilës bazohet Seria e re 1, e cila mbështet një sistem të butë hibrid. Versioni EV mund të ketë një autonomi prej gati 400 km.

Prodhuesit premium nuk mund të injorojnë popullaritetin e madh të crossover-ve të vegjël. Për shembull, në periudhën nga viti 2011 deri 2016, shitjet e tyre u rritën nga 950,000 në 4.45 milionë njësi në vit, teksa analistët parashikojnë rritje vitin e ardhshëm deri në 7.5 milionë.

Segmenti SUV është i rëndësishëm për BMW, madje 45% e veturave të saja të shitura në gjysmën e parë të vitit 2019 përbëhet nga crossover, që paraqet rritje prej 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat