Toyota ka testuar veturën e saj me energji diellore - Bota Sot
Toyota ka testuar veturën e saj me energji diellore

Auto

Toyota ka testuar veturën e saj me energji diellore

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:22
Toyota

Të frymëzuar nga panelet diellore të reja ultra të hollë të prodhuar për satelitë, Toyota ka vendosur të eksperimentoj me përdorimin e tyre në vetura.

Në projektin demonstrues të financuar nga qeveria japoneze, inxhinierët e Toyota montuan panele diellore të dizajnuara nga Sharp Corp në çati, dritare të pasme dhe spoiler për të parë se sa lëng mund të gjenerojë dielli.

Energjia elektrike nga panelet shkon drejtpërdrejt në baterinë e makinës, kështu mund të ngarkohet gjatë lëvizjes ose kur parkohet.

Në një ditë të mirë, energjia mund të jetë e mjaftueshme për deri në 56 kilometra udhëtim, sipas një studimi të Fondacionit AAA për Sigurinë në Trafik.

Por performanca bie shpejt nëse moti është me re apo edhe kur është shumë e nxehtë.

Makina është e mbushur me bateri për panelet diellore, duke shtuar një peshë shtesë prej rreth 80 kilogramësh (180 lb).

Bërja e makinës më e lehtë dhe ulja e kostove jashtëzakonisht të larta janë ndër sfidat më të mëdha për teknologjinë, tha Satoshi Shizuka, inxhinier kryesor i Toyota.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...