KIA do të lansojë Picanto elektrik - Bota Sot
KIA do të lansojë Picanto elektrik

Auto

KIA do të lansojë Picanto elektrik

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 18:35
Foto

Prodhuesi korean konsideron mundësinë që t'iu ofrojë klientëve në Evropë një version elektrik të modelit të tij më të vogël.

KIA është e vetëdijshme për nevojën për të shtrirë gamën e saj të makinave elektrike për automjetet e klasave të ulëta, por përballet me sfidën e uljes së kostove të prodhimit për ta bërë një makinë të tillë të përballueshme për klientët dhe në të njëjtën kohë fitimprurës për kompaninë.

Sipas drejtoreshës së KIA Motor Europe, Emilia Herrera, një vendim zyrtar për të prodhuar Picanto nuk është marrë ende, por ky prodhues është duke punuar lidhur me këtë.

Përndryshe, Kia Picanto konvencionale në Evropë shitet për rreth 10,000 euro, ndërsa veturat më të pasura kushtojnë mbi 17,000 euro.

Me zgjidhjet teknologjike të disponueshme aktualisht, versioni elektrik nuk do të ishte më i lirë se 20,000 euro.

Herera pretendon se çmimi i Picanto elektrik duhet të ulet në 16,000-17,000 euro në mënyrë që modeli të ketë shans për të qenë në treg.

Me fjalë të tjera, është më shumë çështje "kur" sesa "nëse" kjo makinë do të shfaqet në ofertë nga prodhuesi korean, pasi çmimet e baterive në treg gradualisht ulen.

"Herët a vonë - ne do të hedhim në treg Picanto EV," thotë Herera.

Ajo gjithashtu zbuloi se KIA pret të shesë rreth 20,000 makina elektrike në 2019, ndërsa 40,000 të tjera në vitin 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...