Peugeot i ri 208 nuk do të mbajë shenjën GTi

Auto

Peugeot i ri 208 nuk do të mbajë shenjën GTi

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:59
Foto

Peugeot 208 i ri nuk do të mbajë shenjën legjendare GTi në versionin më të fuqishëm.

Versioni sportiv i hatchback-ut të vogël do të quhet Peugeot Sport Engineered, përkundër trashëgimisë që mbart në etiketën e famshme.

Peugeot ka zgjedhur këtë veprim për shkak të tranzicionit elektrik dhe përqendrimit në elektrizimin e modeleve me performancë të lartë.

Një model tashmë është etiketuar Peugeot Sport Engineered - Sedan 508 u zbulua në Panairin e veturave në Gjenevë këtë vit.

Sigurisht, në vetë Peugeot ekziston një rrymë që mbron  mbijetesën e emrit GTi pavarësisht elektrifikimit, duke përmendur si shembull Porsche Taycan Turbo, megjithëse "turbo" nuk ka asnjë lidhje me makinën elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat