Nottinghami do të instalojë mbushës wireless për veturat elektrike të taksistëve - Bota Sot
Nottinghami do të instalojë mbushës wireless për veturat elektrike të taksistëve

Auto

Nottinghami do të instalojë mbushës wireless për veturat elektrike të taksistëve

Më: 18 janar 2020 Në ora: 18:48
Nottingham

Shoferët e taksive në Nottingham do të përfitojnë nga mbushësit wireless.

Departamenti i Transportit në Nottingham ka treguar se do të investojë 3.4 miliardë dollarë për krijimin e mbushësve pa tela ‘wireless’ për taksitë e qytetit.

Këshilli i Qytetit të Nottinghamit do të blej 10 vetura LEVC dhe taksi elektrik të Nissanit, të cilët do të pajisen me teknologjinë e mbushjes pa tela të cilët dhe do ti dhurohen taksistëve për t’i vozitur për gjashtë muajt e ardhshëm.

Nëse kjo skemë del e suksesshme, planifikohet zgjerimi i saj edhe pse kjo kërkon që veturat elektrike të kenë teknologjinë e mbushësve Wireless, gjë të cilën asnjë veturë elektrike që gjenden tani në treg, nuk e posedon.

Departamenti i Shtetit të Nottinghamit thotë se kjo skemë do të mund të jetë “revolucionare” për të gjithë transportin dhe veturat elektrike.

Kritikët e kësaj skeme, thonë se mbushja pa tela ‘wireless’ është më e ngadaltë se ajo me tela, dhe kërkon kosto shumë më të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat