BMW zgjeron ofertën e Serisë 3 - arrin dizeli i fuqishëm - Bota Sot
BMW zgjeron ofertën e Serisë 3 - arrin dizeli i fuqishëm

Auto

BMW zgjeron ofertën e Serisë 3 - arrin dizeli i fuqishëm

Më: 28 janar 2020 Në ora: 18:00
BMW

Prodhuesi bavarez ka zgjeruar gamën e modelit të tij më të shitur me versionin me naftë me performancë të lartë të M340d.

BMW ka përfshirë në heshtje në ofertën e saj modelin M340d, i cili është i barabartë me modelin benzinë M340i, dhe nuk ndryshon nga ana e stilit.

Blerësve do t'u ofrohet një variant limuzinë dhe karavan, dhe sipas revistës holandeze Auto Week, M340d do të shitet vetëm me makinë me të gjitha rrotat xDrive.

I njëjti burim deklaron se makina përdor një motor 6-cilindër 3,0 litra 340 kuaj fuqi. Vetura nga  0-100 km/orë përshpejton për 4.6 sekonda, ndërsa varianti karavan 4.8 sekonda. Shpejtësia më e lartë e të dy varianteve është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/orë.

Premiera zyrtare e BMW M340d pritet në periudhën e ardhshme dhe do të garojë me Audi S4 TDI në treg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat