Prodhuesi francez i veturave do të rifillojë prodhimin gradualisht këtë javë - Bota Sot
Prodhuesi francez i veturave do të rifillojë prodhimin gradualisht këtë javë

Auto

Prodhuesi francez i veturave do të rifillojë prodhimin gradualisht këtë javë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 00:18
Prodhuesi i veturave Peugeot, PSA

Prodhuesi i veturave Peugeot, PSA, si një nga shumë kompanitë e veturave nëpër botë që janë goditur nga kriza e koronavirusit, ka njoftuar të hënën se gradualisht do të rifillojë prodhimin në fabrikat gjatë kësaj jave, shkruan agjencia Reuters.

PSA ka thënë se vala e parë e rifillimit të pjesshëm të aktivitetit industrial do të ndodhë nga 4 maj deri më 11 maj, ndërsa fabrikat franceze gradualisht do të rifillojnë nga 11 maj e tutje.

Kompania ka shtuar se duhet të forcojë masat shëndetësore dhe të sigurisë në fabrikat e prodhimit, si t’i kontrollohet temperatura e punëtorëve, të furnizohen me maska, gel hidro-alkoolik dhe syze mbrojtëse, e po ashtu të ketë distancë sociale mes stafit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat