Nissan mund ta largojë në tërësi nga prodhimi një lloj të makinave - Bota Sot
Nissan mund ta largojë në tërësi nga prodhimi një lloj të makinave

Auto

Nissan mund ta largojë në tërësi nga prodhimi një lloj të makinave

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 12:56
Nissan

Blerësve të rinj, Nissan më nuk pritet t’ju ofrojë të blejnë makina furgonë.

Interesimi për furgonë nga Nissan, është gjithnjë në rënie, andaj edhe nuk është investuar që të përditësohen modelet aktuale, apo të prodhohen të rinj.

Këtu përfshihen si Nissan NV Passenger dhe Nissan NV Cargo, ashtu edhe versionet me përmasa më të vogla si Nissan 200NV Compact Cargo.

Të gjithë këtë lloj të makinave, që Nissan mund ta largojë në tërësi nga prodhimi, të ndërtuar në platformën F-Alpha, mund ta zëvendësojë me një furgon të platformës së re që do ta krijojë në bashkëpunim me Renault dhe Mitsubishi.

Automotive News raporton se asnjë prej furgonëve të këtij prodhuesi japonez, nuk është përditësuar për dhjetë vite, ndërsa thuhet se do të largohet nga prodhimi.

“Më nuk jemi pjesë e biznesit të furgonëve, do të largohemi”, mësohet nga një burim i afërt me Nissan, por nuk bëhen të ditura detajet.

Në anën tjetër, Nissan nuk ka treguar nëse do t’i largojë furgonët, duke lënë mundësinë e hapur, që në të ardhmen, të investohet edhe në lloje tjera makinash.

Bazuar në një material që e ka shpërndarë Nissan, ku shihen siluetat e makinave të reja, nuk shihet asnjë furgon i ri, që lë të kuptohet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë model.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat