Planifikohet rrita e taksës deri në 50 mijë euro për veturat luksoze me emetim të lartë në Francë

Auto

Planifikohet rrita e taksës deri në 50 mijë euro për veturat luksoze me emetim të lartë në Francë

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Një draft projektligj buxhetor që është duke u shqyrtuar në parlamentin francez mund t’i detyrojë konsumatorët e modeleve të Porsches, Ferrarit apo të Lamborghinit, që përdorin shumë benzinë, të rikonsiderojnë blerjen e tyre.

Qeveria e tregut të dytë më të madh të industrisë së automobilave në Evropë, pas Gjermanisë, është duke planifikuar që të gjobitë konsumatorët deri në 50 mijë euro në vitin 2022, në bazë të emetimit të dioksid-karbonit nga makinat e tyre.

Me këtë propozim rritet dënimi në vendin tashmë me gjobat më të larta në kontinent sa i përket automjeteve ndotëse të pasagjerëve.

“Ky do të ishte një lajm relativisht i keq për superveturat, automjetet luksoze dhe ekskluzive dhe ndaluese pr importimet e makinave të huaja”, thotë Felipe Munoz, analist për tregun e automjeteve në JATO Dynamics.

Shumë shtete të tjera të mëdha janë duke marrë vendime për të ulur emetimin e gazrave, derisa gjigantët në industrinë e automobilave synojnë të lëvizin drejt makinave elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat