Transporti i së ardhmes: Njerëzit e parë hipën në Hyperloop – vagon, i cili lëvizë me shpejtësi deri njëmijë km / orë

Auto

Transporti i së ardhmes: Njerëzit e parë hipën në Hyperloop – vagon, i cili lëvizë me shpejtësi deri njëmijë km / orë

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 11:29
Hyperloop – vagon

Me ndihmën e një ngritjeje magnetike, vagonët në Hyperloop mund të transportojnë njerëz dhe ngarkesa me shpejtësi deri në 1000 km / orë.

Për herë të parë, njerëzit u ulën dhe hipën dje në Hyperloop të Virgin, por do të jetë një vit tjetër para se udhëtimi i së ardhmes të bëhet diçka që njerëzit e zakonshëm do të jenë në gjendje të përdorin.

Kompania e miliarderit Richard Branson zhvilloi një provë sigurie në vendin e provës afër Las Vegas, në të cilin drejtuesit e tyre të teknologjisë dhe përvojës së udhëtimit ‘vrapuan’ me 172 km / orë.

Image

 

“Kam pasur kënaqësinë e vërtetë të shoh një moment të tillë që është mjaft i rëndësishëm”, tha Ahmed Bin Sulayem, drejtor i Virgin Hyperloop.

Hyperloop është një transport futuristik i së ardhmes në të cilën njerëzit do të udhëtonin me vagon ose kapsolla që ndodhen në një tub vakumi me shpejtësi deri në 1000 km / orë.

Këto vagonë ​​mund të arrijnë këto shpejtësi të çmendur duke përdorur një magnet, të njëjtën teknologji të përdorur nga sisteme të ndryshme hekurudhore, por këtu është në një vakum.

Nëse ata mund të zhvillojnë dhe provojnë teknologjinë, dhe më pas të ndërtojnë një sistem si ky, udhëtimi midis Nju Jorkut dhe Uashingtonit do të zgjaste gjysmë ore.

Virgin ka bërë më shumë se 400 teste deri më tani, por pa njerëz.

Kompania ka në plan të konfirmojë që sistemi është i sigurt në pesë vitet e ardhshme, dhe në dhjetë vjet ata duan të kenë edhe linjat e para tregtare. 

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat