Gjiganti amerikan General Motors ka bërë të ditur të premten se do të tërheqë 68,677 automjete elektrike që paraqesin rrezik nga shpërthimi i zjarrit.
Reuters shkruan se ky vendim ka ardhur pas pesë rasteve me shpërthim të zjarrit, me dy prej tyre që kanë shkaktuar lëndime të lehta.
Prodhuesi i veturave nga Detroiti ka thënë se do të tërheqë modelin e vitit 2017-19, Chevrolet Bolt EV me volt të lartë të baterisë që është prodhuar në fabrikën koreane, LG Chem Ochang.
Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafik të Autostradave muajin e kaluar kishte nisur hetimet pas raportimeve se tre vetura Bolts ishin përfshirë nga zjarri në sediljen e pasme ndërsa ishin të parkuara dhe e pambikëqyrura.
General Motorsi ka thënë se automjetet mund të paraqesin rrezik për shpërthim të zjarrit kur janë të karikuara plotësisht, apo pothuajse në kapacitetin e plotë.
GM ka bërë të ditur se ka zhvilluar një softuer për të limituar karikimin e veturës deri në 90 për qind, për të parandaluar rrezikun.