Japonia synon që për 15 vjet të eliminojë automjetet me benzinë

Auto

Japonia synon që për 15 vjet të eliminojë automjetet me benzinë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:19
Japoni

Japonia synon që të eliminojë krejtësisht automjetet me benzinë në 15 vitet e ardhshme, ka bërë të ditur qeveria japoneze të premten, raporton Reuters.

Ky plan synon që të arrihet në zero emetim të karbonit dhe për të gjeneruar afër 2 trilion dollarë në vit në rritje të politikave të gjelbra deri në vitin 2050.

“Strategjia për rritjen e gjelbër” ka për synim të prekë industrinë e hidrogjenit dhe të automjeteve me qëllimin që deri në gjysmë të shekullit 21 të ketë zero emetim të gazrave, një premtim ky i muajit tetor i kryeministrit Yoshihide Suga.

Suga e ka bërë top prioritet investimet e gjelbra dhe për ta ringjallur ekonominë e goditur nga COVID-19.

“Qeveria ka vendosur objektiva ambicioze për të arritur neutralizimin e karbonit deri më 2050”, ka thënë Yukari Takamura, profesor në Universitetin e Tokios. “Të caktosh qëllime dhe politike të qarta në strategjinë e rritjes së gjelbër do të stimulojë kompanitë që të investojnë në teknologjinë e ardhshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat