MG-ja dhe Tesla janë prodhuesit e vetëm të veturave në Britani që kanë pasur rritje të shitjeve vitin e kaluar

Auto

MG-ja dhe Tesla janë prodhuesit e vetëm të veturave në Britani që kanë pasur rritje të shitjeve vitin e kaluar

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:17
Tesla

Regjistrimi i veturave të reja ka marrë goditje nga pandemia e koronavirusit, por dy prodhues të veturave kanë arritur të rrisin shitjet e tyre në vitin 2020.

MG-ja ka shitur 18.415 vetura të reja në Britani të Madhe vitin e kaluar, një shitje nga 13.075 sa kishte shitur në vitin 2019, raporton “Autoexpress”.

Shifrat janë lëshuar nga Shoqëria e Prodhuesve dhe Tregëtarve të Veturave (SMMT).

Tesla po ashtu ka regjistruar rritje të shitjeve në Britani. Ka shitur 26.086 vetura në vitin 2020, për dallim nga 14.635 sa i kishte shitur në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat