Si e prodhoi Volkswagen një veturë ‘sekrete’ që sot arrin vlerën 150 mijë dollarë?

Auto

Si e prodhoi Volkswagen një veturë ‘sekrete’ që sot arrin vlerën 150 mijë dollarë?

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:02
Volkswagen

Volkswagen vendosi të përfundojë prodhimin e Beetle në Brazil në vitin 1986.

Prodhuar në fabrikën Anchieta, kjo makinë ishte udhëheqës i shitjeve në shumë shtete, përfshirë edhe Brazilin.

Përveç kur i erdhi momenti kësaj makine të  pensionohej, kjo fabrikë donte ti jepte një lamtumirë me një krijim të një versioni të veçantë të kufizuar dhe të numëruar për të festuar lamtumirën e saj.

“Ndonjëherë avancimi teknologjik i një kompanie nuk është në atë që bën ajo, por në atë që nuk bën”, tha VW në njoftimin dhe kjo ishte cilësuar si Seria e Artë.

Kjo makinë nuk është për shitje dhe vetëm 22 qarkullojnë sot – pjesa tjetër janë vjedhur ose të shkatërruara.

Më i lakmuari kishte vetëm 130 kilometra dhe u ble në vitin 2018 – në një shkëmbim të rrallë duarsh – nga koleksionisti Adriano Cerrão, i cili pretendon të ketë paguar 100,000 dollarë për modelin.

Tashmë kjo makinë vlerësohet të kushtojë deri në 150 mijë dollarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat