Bentley nxori në shitje një model të ri të “biçikletave” që shndërrohet në gjashtë forma të ndryshme

Auto

Bentley nxori në shitje një model të ri të “biçikletave” që shndërrohet në gjashtë forma të ndryshme

Më: 15 mars 2021 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Fabrika britanike, Bentley është e njohur për makinat luksoze dhe të shtrenjta, dhe një nga modelet e tyre të fundit kushton vetëm 550 dollarë.

Por në këtë rast, është një automjet me tre rrota, pra një karrocë fëmijësh e lëshuar nën emrin Bentley Trike, të cilën prodhuesi e përshkruan si një kombinim të “elegancës, funksionalitetit dhe dizajnit shumë të adaptueshëm”, shkruan portali motor1.

Karroca është në dispozicion me ngjyra nga Bentley dhe është menduar për fëmijë të paktën një vjeç.

Ajo mund të rrotullohet 180 gradë me një shtypje të thjeshtë të një butoni, dhe ndërsa fëmija rritet, mbështetëset e këmbëve mund të rregullohen dhe në fund të hiqen plotësisht për t’i lejuar fëmijës qasje në pedale, kështu që karroca ka edhe funksionin e një biçiklete.

Por është gjithashtu e mundur të hiqni mbështetësen, mbulesën mbrojtëse të palosshme, dorezën e shtytjes dhe rripat e sigurimit.

Në varësi të moshës së fëmijës, Bentley Trike mund të shndërrohet në gjashtë forma të ndryshme.

Ajo është e pajisur me 12 karakteristika sigurie, duke e bërë atë “deri tani biçikletë me tri rrota më të sofistikuara në treg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat