Prodhuesi kinez i veturave elektrike investon 4.6 miliardë dollarë

Auto

Prodhuesi kinez i veturave elektrike investon 4.6 miliardë dollarë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 16:01
Gili

Prodhuesi kinez i veturave elektrike Gili, do të investojë 4.6 miliardë dollarë në një fabrikë në vend, gjë që tregon për ambiciet e mëdha të kompanisë për të qenë lidere e këtyre lloj veturave në tregun më të madh në botë.

Kompania ka bërë të ditur se do të investojë në një fabrikë të baterive në Guangzhou.

Fabrika do të ketë kapacitet të ngjashëm me fabrikën që Volkswageni planifikon të ndërtojë në Evropë.

Kompania Gili shtoi se është duke punuar edhe me kompaninë lokale Farasis Energy në prodhimin dhe zhvillimin e këtyre baterive. Pritet rritje drastike e kërkesës, ndërkohë që parashikohet se deri në vitin 2025, në Kinë të shiten 6 milionë vetura elektrike në vit.

Për shkak të rritjes së presionit dhe kërkesave mjedisore nga rregullatorët, prodhuesit e veturave po garojnë për të zhvilluar vetura elektrike sa më të kompletuara.

Qeveria kineze po mbështet projektet e tilla në mënyrë që të eliminojë problemin e ndotjes së ajrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat