​BMW përgatit versionin M të sedanit elektrik me 530 "kuaj fuqi"

Auto

​BMW përgatit versionin M të sedanit elektrik me 530 "kuaj fuqi"

Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:43
​BMW

Pas lansimit të sedanit elektrik i4, BMW do t'u ofrojë klientëve një version me performancë të lartë M50.

Prodhuesi bavarez postoi foton e parë të këtij modeli në Instagram, por shpejt u tërhoq.

Sidoqoftë, një paraqitje e shkurtër në Internet ishte e mjaftueshme për të përhapur foton e makinës në internet. Ekzemplari i treguar është me ngjyrë blu mat, dhe një simbol i njohur "M" mund të shihet në maskën e përparme.

BMW i4 M50 gjithashtu ka një parakolp më agresiv përpara në krahasim me versionin e zakonshëm, por ndryshimi më i rëndësishëm krahasuar me standardin i4 qëndron në sistemin elektrik.

Pritet që M50 të ketë 530 kuaj fuqi dhe se do të arrijë 100 km/h për 4 sekonda, ndërsa autonomia në ngasje do të jetë 590 km.

Më shumë detaje rreth kësaj veture do të dihen më 1 qershor, pas premierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat