Veturat më të njohura në TikTok janë këto

Auto

Veturat më të njohura në TikTok janë këto

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

TikTok ka shpërthyer fjalë për fjalë në skenën e mediave sociale në vitet e fundit dhe fakti që ka mbi një miliard përdorues aktivë nuk mund të rezistohet as nga industria e veturave.

Se sa i kudondodhur është TikTok në shoqëri tregon më së miri fakti se ai është aplikacioni më i popullarizuar për telefonat inteligjent, i cili u shkarkua 315 milionë herë vetëm vitin e kaluar. Prandaj, shumë do të jenë të interesuar se si renditen veturat individuale në këtë rrjet të bazuar në video.

Dick Lovett, një shitës veturash nga Britania e Madhe, analizoi rrjetin social, më specifikisht hashtags individualë, dhe zbuloi se trendet këtu ndryshojnë shumë nga fuqia e tregut e markave individuale. Pra, deri më 15 qershor të këtij viti, me 22 miliardë shikime, BMW kishte fituar statusin e markës më të njohur luksoze. Kjo është dy herë më shumë se marka tjetër, Audi, me 9.3 miliardë shikime.

“TikTok është një kanal tjetër social shumë dinamik dhe ndërkombëtarisht me rritje të shpejtë që ne përdorim për të promovuar markën BMW, duke synuar një grup të ri, të arsimuar digjital”, tha Jörg Poggenpohl, Shef i Digital Marketing për BMW.

Vendi i tretë shkoi për Jaguar me 6 miliardë shikime, dhe 5 më të mirët përfunduan nga Porsche dhe Ferrari me katër dhe 3.5 miliardë shikime, respektivisht.

Nëse po kërkojmë modelin më të përmendur të veturës në këtë rrjet, titulli nuk do të shkojë për BMW, por për rivalin kryesor Audi. Dhe kjo për modelin TT, i cili është futur në treg në vitet e fundit, por gjithsesi ka kapur deri në 5.5 miliardë shikime. Modeli më i njohur i BMW është M4 me 1.3 miliardë shikime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat