Me vetëm një rezervuar me benzinë, Skoda me mbi 900 kilometra

Auto

Me vetëm një rezervuar me benzinë, Skoda me mbi 900 kilometra

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Prodhuesi çek Skoda, ka publikuar detajet e reja teknike të gjeneratës së katërt të modelit Fabia, i cili së shpejti do të jetë në treg. Skoda ka theksuar se do të jetë i qasshëm në treg me pesë variante, të gjithë do të jenë me benzinë.

Por, mbeten opsionale edhe ato me naftë dhe hibrd, dhe katër nga pesë variantët me benzinë i mundësojnë shoferit që me këtë veturë t’i përshkojë mbi 900 kilometra, pa pasur nevojë të ndalen në pompa të derivateve për ta rimbushur rezervuarin me derivate.

Të paktën kështu pretendojnë në Skoda, duke theksuar se kjo është e mundur me një kusht – blerësit gjatë porosisë së mjetit duhet ta zgjedhin opsionin – rezervuar më i madh brenda të cilit i zë 50 litra benzinë.

Fabia vjen gjithmonë me rezervuarin standard prej 40 litrave, por pas kërkesave të shumta tani vjen me një më të madh.

Kur është fjala për specifikat motorike, motori bazik është ai prej 1.0 litra MPI me 65 kuaj-fuqi. E duke marrë parasysh se është më i dobët se dy opsionet tjera – kjo veturë arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 15.5 sekonda.

Skoda ofron edhe atë me tre cilindra 1.0 TSI turbo-benzinë që do të jetë i disponueshëm me 95 kuaj-fuqi, por aty do të jetë edhe një version më i fuqishëm me 110 kuaj-fuqi me ndërrues manual të shpejtësi (6 shpejtësi).

E ata që duan diçka më të fuqishme nga Skoda, mund ta porosisin atë me 4 cilindra 1.5 TSI me 150 kuaj-fuqi me ndërrues automatik me shtatë shpejtësi DSG. Kjo Fabia shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 8 sekonda – e shpejtësinë maksimale e ka 225 km/h. 

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat