Prodhuesi i baterive CATL planifikon të investojë 5 miliardë dollarë në një fabrikë për riciklim

Auto

Prodhuesi i baterive CATL planifikon të investojë 5 miliardë dollarë në një fabrikë për riciklim

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Gjiganti i baterive Contemporary Amperex Technology Co Ltd (CATL) po kërkon të krijojë një strukturë të riciklimit të materialeve të baterisë me një investim prej 5 miliardë dollarësh në provincën kineze të Hubei.

Sipas mediave të huaja, kompania ka konfirmuar se do të krijojë një sipërmarrje të përbashkët me Hubei Yihua Chemical Industry Co Ltd dhe do të investojë deri në 32 miliardë juanë (4.96 miliardë dollarë) në ndërtimin e fabrikës.

Objekti do të ketë një fokus në riciklimin e materialeve të çmuara të tokës si kobalti dhe litiumi.

Ky njoftim thuhet se vjen pasi Kina po vendos standardet dhe politikat për të promovuar riciklimin e baterive në të gjithë industrinë.

Ndryshe, CATL furnizon kompani të tilla si Tesla, NIO dhe Volkswagen me qeliza baterie.

Në fakt, shumica e modeleve të Tesla të prodhuara në Gigafactory në Shanghai përdorin qeliza CATL.

Riciklimi i baterive po del të jetë një pjesë veçanërisht vitale e shtytjes së industrisë së automobilave drejt automjeteve elektrike.

Në shtator, Ford zbuloi se po bashkëpunon me Redwood Materials, ricikluesi më i madh i baterive litium-jon në Shtetet e Bashkuara.

Redwood Materials pretendon se mund të rikuperojë 95 për qind të elementeve të tillë si nikeli, kobalti, litiumi dhe bakri nga bateritë e vjetra. Këto materiale pastaj mund të ripërdoren në bateri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat