Të gjitha veturat e reja do të bëhen me një kufizues shpejtësie

Auto

Të gjitha veturat e reja do të bëhen me një kufizues shpejtësie

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Sistemi duhet të përdorë të dhënat e pozicionimit GPS, teknologjinë e leximit të shenjave të trafikut si dhe raportet e gjendjes së rrugës.

Është një marrëveshje mes Komisionit Evropian dhe institucioneve të Bashkimit Evropian nga viti 2019, e cila ka rënë në harresë, dhe mund të ndryshojë në mënyrë drastike botën e veturave dhe transportit rrugor në përgjithësi.

Ky vendim do të hyjë në fuqi në vitin 2022, që do të thotë se të gjitha veturat e reja në BE do të pajisen me kufizues. Nuk nënkuptojmë kufizuesit aktualë, të cilët, për shembull, kufizojnë shpejtësinë në 250 km/h për modelet premium gjermane dhe në 180 km/h për automjetet Volvo. Nisur nga njoftimet, kufiri do të jetë dukshëm më i ulët dhe do të varet nga një sërë faktorësh.

Gjegjësisht, ky sistem duhet të përdor të dhënat e pozicionimit GPS, teknologjinë e leximit të shenjave të komunikacionit si dhe raportet e gjendjes së rrugës.

Kjo do të thotë se kufizuesi do të funksiononte në të gjitha rrugët publike – nga rrugët e qytetit në autostrada.

Ligji do të zbatohet në vendet e BE-së dhe do të përfshijë Mbretërinë e Bashkuar. Supozohet se pas zbatimit të tij, bota e zhvilluar do të lëvizë më fuqishëm drejt zbatimit të sistemeve autonome të drejtimit.

Nuk dihet ende shumë për funksionimin e sistemit, por supozohet se një shofer që ndrydh gazin shumë fort do të paralajmërojë sistemin me sinjale drite dhe zanore, ndoshta dridhje, dhe reagimi përfundimtar do të ishte lëshimi automatik i “gazit”. /

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat