Hapet për përdorim tuneli më i gjatë nënujor, është 10 kilometra dhe për ndërtimin e tij janë shpenzuar 1.5 miliard dollarë

Auto

Hapet për përdorim tuneli më i gjatë nënujor, është 10 kilometra dhe për ndërtimin e tij janë shpenzuar 1.5 miliard dollarë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Pas katër viteve punë të pandërprera, Kina ka hapur për qarkullim tunelin më të gjatë nënujor në Kinë që është pjesë e një autostrade.

Fjala është për tunelin Taih të gjatë 10, 7 kilometra që shtrihet nën liqenin Taih në lindje të provincës kineze Diangsu.

Zyrtarët kinezë kanë bërë të ditur se për ndërtimin e tunelit janë shpenzuar 1.5 miliard dollarë, e punët kishin filluar më 9 janar të vitit 2018.

Për ndërtimin e tunelit janë përdorur 2 milionë kub metër beton, e gjatësia e gjashtë korsive është 17,45 metra.

Në tavan të tunelit janë të vendosura dritat LED me ngjyra të ndryshme, me qëllim që të mos e lodhin shumë shoferin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat