Ferrari e Mercedes, edhe veturat luksoze të ‘pafuqishme’ në rrugët e Kosovës gjatë dimrit

Auto

Ferrari e Mercedes, edhe veturat luksoze të ‘pafuqishme’ në rrugët e Kosovës gjatë dimrit

Më: 11 janar 2022 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Në ditët e fundit Kosova është mbuluar nga bora dhe moti i ftoftë, me këtë rast rrugët janë bërë vështirë të kalueshme dhe komunikacioni është zhvilluar me vështirësi.

Ka mjaftuar kjo dhe menjëherë qytetarët kanë postuar në rrjete sociale gjendjen e rrugëve dhe vështirësitë që kanë pasur veturat.

Kësaj nuk i shpëtuan edhe veturat luksoze, të cilat përkundër fuqisë motorike që kanë, nuk e kishin lehtë në rrugët e vendit tonë.

Më poshtë keni një video të postuar në rrjete sociale, se si qytetarët shtyjnë një Ferrari – por edhe një Mercedes që nuk arrite të ndiqte rrugën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat